Gossip Sport

Pata sulmon lojtarin e golfit gjatë garës, përfundon në spital

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në një fushë golfi në “Blissfield Community School” në shtetin e Michiganit, në Amerikë. Një student që ishte duke luajtur golf, është sulmuar nga një patë gjatë kohës që ishte duke lëvizur në fushat e golfit. Sportisti i ri edhe pak minuta më parë ishte përpjekur t’i shpëtonte një “sulmi” të tillë, kur një patë nuk e lejonte që të gjuante topin e lojës.

Por, krejt papritur, nga pas shpine ka mbërritur një tjetër patë, edhe më e madhe, e cila e ka goditur disa herë sportistin, duke e rrëzuar në tokë dhe e çukitur fort më sqep në kokë. Sportisti ka marrë plagë të ndryshme, që është trembur pa masë nga incidenti, ndërkohë që pata, pasi ka rrëzuar sportin, është larguar e “kënaqur” që mbrojti shoqen e saj.

Related posts

E PAZAKONTË/ Qeveria britanike habit me këshillat për tifozët: Kujdes nga hajdutët në Kosovë, mos pini ujë çezme

F.autor

LIVE/ Keisuke Honda nderon Japoninë dhe barazon shpejt Senegalin (VIDEO)

Isa.Autor

KLUBI I SULMUESIT SHQIPTAR NË TELASHE/ I zbriten 12 pikë për renditjen e sezonit të ardhshëm. Ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment