Futboll Sport

Skuadra siguron kalimin në Serie B, vjen reagim i papritur i Del Pieros

Skuadra e parë që ka siguruar matematikisht kalimin nga Serie C në Serie B ka qenë Padova e trajnerit Perpaolo Bisoli.

Trajneri 51-vjeçar, që ka marrë drejtimin e ekipit vitin e kaluar, ka arritur të sigurojë ngjitjen në kategorinë e dytë të futbollit italian dy javë para fundit të kampionatit falë humbjes së pësuar nga Reggiana në fushën e Albinolefe.

Kthimi në Serie B pas katër vitesh, gjatë të cilëve Padova kishte përfunduar në kategorinë e amatorëve, është festuar edhe nga Alessandro Del Piero, i cili ka luajtur me këtë ekip nga 1991-shi deri në 1993-in para se të transferohej tek Juventus.

Ish-kapiteni i bardhezinjve e ka festuar këtë arritje me një mesazh të postuar në profilin e tij në Twitter.

Related posts

GJYSMA E EUROPËS NDJEK TALENTIN E LILLE/ Agjenti: Vetëm në Serie A nuk shkon, ja motivi!

Delo.autor

HARXHOI 200 MIJË EURO NË KAZINO DHE HOTELE/ Dënohet me 3 vjet burg personi që mashtroi yllin e Manchester City-t…

Delo.autor

PSG-JA ËSHTË NË KRIZË FINANCIARE/ Por Neymar nuk ka ndërmend ta ndihmojë klubin

Delo.autor

Leave a Comment