Futboll Seria A Sport

Prokuroria e Federatës Italiane merr këtë vendim pas publikimit të videove në derbin Inter-Juventus

Derbi i Italisë, Inter-Juventus, nuk mbyllet “kurrë”! Por pas polemikave në rrjetet sociale, tashmë situata duket se është bërë më serioze.Përveç tensioneve dhe shumë vendimeve të diskutueshme të arbitrit Orsato, u bashkuan edhe dy video të arbitrit të katërt Tagliavento, të cilat lënë vend për diskutim.

Tagliavento është kapur nga kamerat teksa fliste në kufje pas golit të 2 të Juventusit dhe në rrjetet sociale thuhet se arbitri thotë fjalët: “Ora vinciamo!”Megjithatë, ky nuk ishte episodi i vetëm, pasi një tjetër video është publikuar, ku pas takimit Allegri shkëmben fjalë me Tagliavento-n në dhomat e zhveshjes. “Shkoi mire sot eh? U tregua i zoti sot (për arbitrin kryesor” dhe Tagliavento i kthehet duke i thënë “notë kaluese për të”.

Pas këtyre dy videove ka reaguar edhe kreu i Prokurorisë së FIGC-së, Giuseppe Pecoraro, i cili sipas “Ansa”-s do të kërkojë që të gjitha rastet e dyshimta në këtë ndeshje të rishikohen nga një numër më i madh specialistësh. Por gjithashtu, Pecoraro ka kërkuar edhe dy videot të jenë me cilësi më të mirë.

Related posts

REAL MADRID-CELTA VIGO/ Zidane synon të ruajë ritmin e fitoreve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TIRANA-KASTRIOTI/ Pas një aksioni fantastik nga “bardheblutë”, Batha rihap sfidën në “Selman Stërnasi” (VIDEO)

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Baseli “shkatërron” Partizanin në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment