Futboll Premier League Sport

Klubi i Premier Ligës e shpall kosovarin si transferimin e vitit

Ende pa i mbushur një vit në Angli ka filluar shkëlqimin në kampionatin më të fortë në botë. Fjala është për mbrojtësin nga Kosova, Florent Hadergjonaj që ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij.

23-vjeçari iu bashkua Huddersfieldit si huazim nga Ingolstadt me mundësi blerje. Klubi anglez muaj më parë aktivizoi klauzolën për blerjen e lojtarit për pesë milionë euro. 26 ndeshje në kampionat dhe Kupa ka zhvilluar Florenti me fanellën e Huddersfieldit duke bërë dy asistime.

Në sondazhin e klubit për lojtarin e vitit Florenti në vitin e tij të parë është renditur si i treti pas Jonathan Hogg dhe mbrojtësit gjerman Christopher Schindler që doli i pari. Por në mbrëmjen e organizuar nga klubi ylli nga Kosova nuk mbeti pa fituar një çmim.

Ai është zgjedhur si lojtari i ri më i mirë i vitit nga tifozët e klubit. Ky nuk ishte çmimi i vetëm për ish-anëtarin e Young Boysit. Ai ka marrë edhe çmimin si blerja më e mirë nga presidenti David Taylor. Huddersfield ende nuk e ka siguruar mbijetesën dhe një gjë të tillë do të tentoj ta bëjë në dy javët e fundit në Ligën Premier.

Related posts

(FOTO) Messi, Ronaldo, Zlatan dhe Neymar në versionin e luftëtarëve Samurai

Q.Autor

NGA FINALJA E CHAMPIONSIT TEK EUROPA LEAGUE/ Eriksen: Këtë herë festoj me Inter

Delo.autor

LA LIGA/ Barça përjashton tre ish-lojtarë nga fanella e titullit

Sadik.Autor

Leave a Comment