Champions League Futboll Sport

Totti, ka një hall të madh para takimit Roma – Liverpool

Ndeshja e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve kundër Liverpool po afron dhe te Roma janë në një tension të madh. Jo vetëm për faktin se në takimin e parë në “Anfield Road” u mposhtën me rezultatin 5-2, por sidomos nga frika e trazirave të tjera mes tifozëve.

Në qytetin Liverpulit pati përplasje mes fansave, ku u dëmtua rëndë një fans i të kuqve e në pranga ranë dy tifozë verdhekuq. Në Romë priten rreth 5000 tifozë anglezë dhe për të ruajtur qetësinë do të angazhohen 2 mijë forca policie. Nisur nga rëndësia e këtij takimi dhe dëshira që kjo beteja të jetë vetëm në “Olimpico”, legjenda e vedhekuqve, Francesco Totti si edhe dy kryebashkiakët e dy qyteteve kanë dërguar mesazhet e tyre. Si fillim ish kapiteni u ka kërkuar tifozëve të ekipit të tregojnë maturi.

“Bota na shikon dhe ne duam që ta veshim Romën me kostumin saj më të mirë. Ne jemi ambasadorët e saj, kemi një përgjegjësi të madhe, brenda dhe jashtë stadiumit ‘Olimpico’.”, ishte mesazhi i drejtuesit verdhekuq nëpërmjet profilit zyrtar të klubit në Twitter.

Edhe kryebashkiakët Virginia Raggi e Joe Anderson, kërkojnë kujdes dhe sjellje të mirë.

“Urojmë ekipet dhe u kërkojnë tifozëve që të shijojnë takimin. Tifozët duhet të përjetojnë sfidën brenda stadiumit dhe të respektojnë njëri-tjetrin jashtë tij.  Forcat e policisë të të dy qyteteve, po punojnë me klubet që të shmangin përplasjet. Shpresojmë të respektohen nga fansat e të dyja skuadrave qytetarët e Romës. Le të jetë një mbrëmje e bukur pa dhunë.”, ishte mesazhi i tyre.

 

Related posts

E PAZAKONTË NË BOLIVI/ Qeni luan me këpucën dhe ndërpret ndeshjen. Futbollisti e nxjerr në krah (VIDEO)

Delo.autor

Lewandowski dëshpëron tifozët e Bayernit

Q.Autor

NDRYSHIME TEK BARCELONA/ Ja emri i yllit të parë që do të largohet në fund të sezonit nga “Camp Nou”…

Delo.autor

Leave a Comment