Futboll Sport

Në Superiore e lanë të lirë: Shkëlqen në Kroaci dhe ”çmend” izraelitët!

Nga 27 ndeshje që luajti në total, Galic 15 i nisi nga minuta e parë. Gjatë eksperiencës së tij në Superiore ai arriti të shënojë 3 gola, dy kundër Luftëtarit dhe një ndaj Teutës. Ra në sy për cilësitë e tij teknike dhe shpejtësinë, por me përfundimin e kontratës u largua nga Flamurtari, që nuk ishte i interesuar për të vijuar bashkëpunimin. Kishte kontakte me Partizanin, por as me të kuqtë nuk pati një marrëveshje. Në fakt dëshira ishte të largohej dhe u rikthye në Kroaci, për të firmosur me skuadrën e Cibalia.

Galic kur luante me skuadrën e Flamurtarit në Superiore

Ky sezon është më i mirë për Galiç në çdo aspekt. Po luan rregullisht dhe po shënon, çka e tregojnë edhe të dhënat. Ka shënuar në fundjavë në ndeshjen që skuadra e tij humbi 3-2 kundër Rudes në transfertë. Një ndeshje speciale për sulmuesin, luante kundër ish-ekipit të tij. Për të ishte goli i shtatë sezonal dhe është një shifër e mirë, madje është edhe shënuesi më i mirë në skuadrën e tij, që po lufton për të qëndruar në elitë.

Galic edhe në janar është tentuar nga një klub i Superiores, por është nën kontratë deri në qershor të vitit 2019. Për sulmuesin tashmë ka një interesim nga ana e Hapoel Tel Aviv dhe në mediet kroate këtë e ka konfirmuar edhe vetë drejtori sportiv Vladimir Balic. “Trajneri ynë i ri, Davor Rupnik, ka luajtur me parë në Hapoel dhe kur u emërua trajner i Cibalia, u telefonua nga drejtori sportiv i Hapoel, i cili e ka përgëzuar atë për emërimin dhe i ka përmendur edhe sulmuesin tonë Ivan Galic”, ka thënë ndër të tjera drejtori sportiv i Cibalia.

Related posts

RONALDO APO MESSI/ Ja kush shpallet lojtari më i mirë i javës në CHAMPIONS

Isa.Autor

NUK HEQ DORË NGA MORATA/ Xavi: ja çfarë i ka kërkuar sulmuesit të Juventus-it

Delo.autor

KAMZA PËR REKORD/ 2 autogola në 3 minuta kundër Kukësit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment