Moto GP Sport

Rossi: Gara e Jerez do të tregojë forcën reale të Yamaha

Piloti italian Valentino Rossi shpreson që në pistën spanjolle të Jerez të korrë suksesin e parë sezonal në Moto GP, pistë ku motorët kanë kryer shpesh teste, pista e parë ku këtë sezon në Europë. “Jerez do të jetë si pikë kthese për ne.

Garat e para sezonale nuk shkuan ashtu si duhet për Yamahën, por kemi provuar mjaft gjëra që kanë funksionuar mirë dhe motori ynë po përmirësohet nga gara në garë. Kjo është një pistë e rëndësishme, pasi zakonisht na shërben për të kuptuar potencialin e motorit tonë”, tha Rossi.

Më tej, 9 herë kampioni i botës, shton: “Gjithnjë më pëlqen të garoj këtu, kam fituar 7 herë në karrierën time edhe pse vjet këtu kam vuajtur shumë (u rendit i dhjeti).

Por mendoj se këtë vit do të paraqitemi shumë më mirë dhe do të isha i lumtur nëse do të kapja podiumin. Do të punojmë fort që nga dita e shtunë për të përgatitur motorin e duhur, për të kuptuar se si do të përshtatet me pistën dhe shpresojnë në një rezultat pozitiv”, tha Rossi.

Related posts

BARAZIMI ME TURQINË U-21/ Trajneri Bushi: Doja të futesha në fushë dhe t’i ndihmoja…

Delo.autor

ËSHTË NJERIU I MOMENTIT TEK MILAN/ Por Theo Hernandez paguhet më pak se lojtarët e stolit

Delo.autor

PËSOJË DËMTIM HORROR/ Shikoni “BISHËN” SHQIPTARE që rikthehet në stërvitje (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment