Futboll Sport

Shkëndija nuk ul ritmin, mposht pastër Rabotnickin

Pavarësisht se i ka mbyllur hesapet me titullin kampion, Shkëndija nuk ka ndërmend të ulë ritmin dhe është rikthyer menjëherë te fitorja.

Kuqezinjtë e Tetovës kanë mposhtur në shtëpi Rabotnickin, me rezultatin e pastër 3-0, falë golave të shënuar nga Junior, Todorovski dhe Alimi, ndërsa miqtë e mbyllën takimin me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga Sadiki në minutën e 66’.

Shkëndija dominoi totalisht në kampionatin maqedonas këtë sezon, ndërsa trajneri Qatip Osmani ka bërë thirrje vazhdimisht që skuadra të mos e ulë ritmin, në pritje të finales së Kupës, që do të luhet më 23 Maj ndaj Pelisterit.

Related posts

DERBI I FUNDIT/ Jasir Asani kërkon një… rekord

Delo.autor

Indipendiente ‘sundon’ Amerikën Latine, fiton kupën ‘Sudamericana’ ndaj Flamengos

Q.Autor

NUK KANË FUND DËMTIMET TEK REAL MADRID/ Do të qendrojë 2 muaj larg fushave mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment