Europa League Futboll Sport

“Ke ngatërruar skuadër”, gladiatori i Romës nxjerr blof Jurgen Klopp-in

Sonte në ‘Olimpico’ do të luhet gjysmëfinalja e kthimit në “Champions League” mes Roma-s dhe Liverpool-it nga ku do të mësohet se cila do të jetë ajo skuadër që do të sfidojë Realin në finale.

 

Por për takimin e sotëm në fushë është ‘thërritur’ edhe Russell Crowe, aktori i bërë i famshëm në filmin ‘Gladiatori’.

 

Në intervistën para ndeshjes për ‘BT Sport’, trajneri i Liverpool-it Juregn Kloop, është pyetur nga gazetarët nëse e ka pa ndonjëherë filmin në fjalë. Gjermani u përgjigj: “Patjetër, Russell Crowe do të luajë në mesfushë nesër,”-ishte batuta e trajnerit të “the reds” që risolli në vëmendje edhe mungesat që skuadra e tij ka në mesfushë.

Pas këtyre fjalëve ka ardhur menjëherë përgjigja e aktorit: “Ekip i gabuar, Forca Roma.”

Ai njihet për miqësinë me Francesco Totti-n, kapitetin legjendar të Romës. Gjithashtu ai është një mik i afërt i Del Piero-s, ish futbollistit të Juventus.

Related posts

Kontrata, shifra e frikshme që fiton në një sekondë LeBron James

Isa.Autor

LIVE/ Ndalet loja në Korçë: Tifozët e Skënderbeut gjuajnë me topa bore lojtarët e Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA ME GOLEADË NDAJ HOLANDËS/ Dridhet stoli i Gynesh, Turqia ëndërron një trajner kampion bote

Delo.autor

Leave a Comment