Boks Sport

Tony Bellew: Nuk kam për t’i dhënë dorën Haye pas duelit

Boksieri britanik Tony Bellew po kryen përgatitjet e fundit në prag të duelit që do të zhvillojë të shtunën në mbrëmje ndaj patriotit të tij David Haye. Pasi ka fituar me “KO teknik” duelin e parë, zhvilluar para një viti, Bellew synon që të përsëritë të njëjtin rezultat edhe këtë fundjavë. Madje ai është i bindur se do t’ia tregojë sërish vendin patriotit e tij, duke thënë se pas sfidës nuk do ta takojë për ta përshëndetur. “Të shtunën në mbrëmje do të më shihni kur të hedh “KO” një nga boksierët më të mëdhenj që ka patur vendin ynë”, tha Bellew për fansat.

Nuk do të ketë përshëndetje, përqafime apo shtrëngim duarsh pas duelit. Herën e fundit, David tha disa gjëra që nuk më pëlqyen në konferencën e shtypit. Gjithsesi, unë nuk kam nevojë për ta kafshuar, ai nuk është një qen. Të gjitha kërcënimet i ka bërë , nuk më bëm më përshtypje kjo situatë, pasi kam kaluar situata edhe më të vështira. Unë do t’ia lë fjalën time ringut, jam në formë të shkëlqyer. Unë do ta kontrolloj dhe do ta fitoj këtë duel edhe pse jemi të dy boksierë të mëdhenj. Nuk më intereson nëse duelojmë në shtëpinë e tij, nuk kam frikë”, tha Bellew.

Related posts

BARCELONA PA MESSIN/ I shkon Rayo Vallecanos që ka harruar pët fitore, (FORMACIONET)

Isa.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, ja të gjitha vendimet

Delo.autor

Zbllokohet sfida/ Ka GOL në ndeshjen Manchester City – Brighton (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment