Futboll Seria A Sport

Ka marrë shiritin e kapitenit, futbollisti kroat gati të rinovojë me Fiorentinën

Ndryshojnë planet për Milan Badelj. I shumëpërfolur për një largim të tij nga Fiorentina në fund të sezonit, futbollisti duket se ka ndryshuar mendje. Me shumë mundësi e ardhmja e mesfushorit do të vazhdojë jetë te vjollcët, pavarësisht interesimit të ekipeve të tjera.

Kroati ka marrë një rol të rëndësishëm në skuadër, pasi pas vdekjes së Astorit shiriti i kapitenit i kaloi pikërisht 29-vjeçarit. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i klubit toskan, Corvino, ka nisur nga puna për rinovimin e kontratës me futbollistin, i cili pritet ta firmosë kontratën e re pas përfundimit të Botërorit që do të zhvillohet këtë Qershor në Rusi.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Mertens gjen stërvitjen ideale në kushte shtëpie! (VIDEO)

Delo.autor

AKUZA TË ASHPRA/ Mbrojtësi Pique rrezikon të dënohet nga Federata Spanjolle

Delo.autor

STARTI NEGATIV I SEZONIT/ Zaneti zbulon të ardhmen e trajnerit të Interit: Inzagi…

F.autor

Leave a Comment