Basketball Sport

Shkruhet historia, për herë të parë një trajner europian në stolin e NBA-së

Bie një tjetër barrierë në NBA. Igor Kokoskov, 46 vjeç, është trajneri i parë nga Europa që emërohet në detyrën e trajnerit të një ekipi të NBA-së dhe më konkretisht të Phoenix Suns. Kokoskov, i lindur në Beograd, Serbi, aktualisht është në stafin e skuadrës së Utah Jazz, por nga 1 korriku do të marrë zyrtarisht detyrën e trajnerit të ekipit të Phoenix.

Në vitin 1999, ai u bë trajneri i parë europian që drejton një skuadër në NCAA, trajneri i një shkollë në Divizionin e parë dhe një vit më pas u bë trajneri i parë europian që bëhet asistent-trajner në NBA (me Clippers). Që nga ky vit ka bërë këtë detyrë në disa skuadra, me Detroit (kampion në NBA në vitin 2004), Phoenix, Cleveland, Orlando dhe këtë sezon tek Utah Jazz.

Për Koskoskov ky është një rikthim te Phoenix, ku më parë ka qenë zv.trajner, ndërkohë që nga viti 2010 ai ka marrë nënshtetësinë amerikane dhe ka blerë një shtëpi në këtë qytet. Ai ka qenë zv.trajner i Serbi e Mali i Zi në Olimpiadën e vitit 2004, më pas trajneri i Gjeorgjisë dhe së fundi i Sllovenisë. Te skuadra e Phoenix ka lënë një kujtim të mirë, ndaj dhe drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur t’i japin drejtimin e ekipit.

Related posts

PAS MARRËVESHJES/ Marash Kumbulla mbërrin në Romë. Tani vizitat mjekësore dhe firma (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJA ME SHQIPËRINË/ Harry Kane i “frikësohet” kuqezinjve: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me ndjenjën e humbjes

F.autor

KORONAVIRUSI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Dy lojtarë mungojnë për ndeshjen me Kosovën, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment