Moto GP Sport

Dovizioso: Nuk e prisja kryesimin e Botërorit, në Jerez për fitore

“Jam pak i befasuar që ndodhen në krye të renditjes së Botërorit pas 3 garave të para, sidomos duke parë rezultatet e dy garave të fundit. Por të gjithë kanë garuar me hope këtë sezon, ndaj gjithçka është e mundur”, u shpreh Andrea Dovizioso, piloti italian i Ducati, që kryeson renditjen e Botërorit të Moto GP. “E mbyllëm mirë sezonin e kaluar dhe e kemi nisur mirë këët vit, duke u përpjekur që të marrim maksimumin nga garat e para sezonale dhe rezultati është i mirë”, tha më tej Dovizioso.

“Nuk jemi shumë të shpejtë, porn ë përgjithësi kemi grumbulluar më shumë pikë se një vit më parë dhe kjo më kënaq. Por e dimë që për të dueluar për titullin kampion duhet të jemi edhe më të shpejtë. Tani nis sezoni i garave në Europë, ku dueht të tregohemi më të kujdesshëm dhe të fitojmë sa më shumë, duke nisur nga sfida e radhës, në Jerez. Një pistë që na përshtatet, ku kemi testuar motorin tonë dhe kemi arritur rezultate të mira, ndaj synojmë fitoren”, tha Dovizioso.

 

Related posts

IMITON GJESTIN E SIMEONES PAS GOLIT TË TRETË/ Douglas Costa i tregon b**et në tribunë (VIDEO)

Delo.autor

Pejic “ende në linjë” me Kastriotin, klubi gjen zgjidhjen për stadiumin

Isa.Autor

KËRKOHET ME NGULM NGA REAL MADRIDI/ Jorge Mendes i ofron Juventusit supertalentin për…

Delo.autor

Leave a Comment