Formula 1 Sport

Bisedimet e fundit, te Ferrari ka pozitivitet për të ardhmen e Formula 1

Presidenti i Ferrari-t, Sergio Marchionne deklaroi se ai ndihet i inkurajuar nga zhvillimet e fundit në bisedimet në lidhje me të ardhmen e Formula 1. Drejtuesi 65 vjeçar e ka bërë të qartë në këto muaj të fundit, që kur ky kompeticion u mor nga pronarë të rinj se skuadra italiane mund të largohet nëse planet për ristrukturimin e këtij kompeticioni nuk i shkojnë për shtat filozofisë së tyre.

Por duket se biseda e fundit me pronarët e “Liberty Media”, ka bërë që ai të jetë optimist për risi pozitive. “Shenja më pozitive është pranimi se rregullat për motorin duhet që të reflektojnë natyrën e sportit”.

Marchionne ka shprehur shqetësim për përpjekjet për të ndryshuar motorin e mjeteve garuese. Liberty dhe drejtuesit e federatës botërore automobilistike duan motor që të jenë më të lirë, më të thjeshtë dhe më të zhurmshëm. Kjo do t’ua bëjë më të lehtë konkurruesve të rinj që të bëhen pjesë e garës. Motorët hibridë turbo janë kritikuar se janë mjaft kompleksë dhe të shtrenjtë.

“Nuk mund ta flaskim zhvillimin që kemi bërë te motorët e mjeteve vetëm për ti dhënë mundësinë konkurrentëve të rinj që të marin pjesë, apo jo? Duhet të punojmë me Liberty për të drejtat komerciale dhe FIA-n për të gjetur një ekuilibër të pranueshëm. Nëse nuk ia dalim, siç edhe kam thënë më parë, ne tërhiqemi”, tha presidenti i Ferrari-t.

Related posts

CUNGU OPTIMIST/ 2013-ta vështirë të përsëritet, por Qarabagun e njoh mirë

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Bayer Leverkusen, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

E PAPRITUR/ Bayern frenon për herë të parë, e ndëshkon vëllai i Mario Gotzes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment