Futboll Sport

Gjyla “kërcënon” edhe Kukësin: Nuk kemi çfarë humbasim…

Lushnja është skuadra që ka rënë nga Superiorja, edhe matematikisht. Në pritje të shoqërueses së dytë për në Kategorinë e Parë, skuadra e drejtuar tashmë nga Ilir Gjyla ka nisur të mendojë për sezonin e ri. Sidoqoftë, po jep maksimumin, pa toleruar askënd, gjë që e tregoi edhe fundjavën e kaluar, kur frenoi me barazimin 1-1 Partizanin, në “Roza Haxhiu”.

Trajneri Gjyla, në prag të transfertës kuksiane, do të nënvizonte mesditën e sotme: “Është pak të thuash se me Kukësin është një ndeshje e vështirë, jo vetëm për faktin që undërshtari vjen pas një fitoreje ndaj Skënderbeut, por është ekipi kampion. Kukësi ka që nga janari se është në ngritje dhe ka aritur kulmin e formës sportive.

Është ekipi i momentit në Superiore. Ne nuk kemi çfarë të humbasim, ndaj do të luajmë pa asnjë ngarkesë psikologjike. Duhet të japim më të mirën dhe pastaj të shohim çfarë do të arrijmë. Natyrisht, do të vazhdojmë të promovojmë të rinjtë, sepse ky është objektivi që kemi në funksion të sezonit të ardhshëm.

Unë jam më shumë i kënaqur me aktivizimin e disa të rinjve ndaj Patizanit sesa me pikën që morëm. Pra, këto ndeshje nuk kanë ndihmuar vetëm të rinjtë, por edhe mua si trajner për vizionin që kam dhe për lojtarët që do të mbaj për sezonin e ardhshëm.”

Related posts

Real Madrid jashtë, tre italiane mes 10 të më të mirave

Q.Autor

SKANDALI ME BOKSIERËT E KOSOVËS NË SERBI/ Reagon KOKSH: Ngjarje e turpshme dhe e patolerueshme

Delo.autor

SHORTI I LIGËS SË EUROPËS/ “Djajtë” përplasin “brirët”, Milani peshkon Mançester Junajtidin. Ja të gjitha përballjet

Delo.autor

Leave a Comment