Futboll La Liga Sport

Katër golashënuesit më të mirë të Realit dhe Barçës para “El Clasicos”

Messi për Barçën e Ronaldo për Realin – dy më të mirët në botë vazhdojnë të jenë liderë për klubet e tyre.

Sulmi nuk ka qenë problemi i Barcelonës për sezonin 2017/18, këtë e ka vërtetuar Lionel Messi duke marrë për dore Barçën për ta kthyer titullin në “Camp Nou”.

Golashënuesit më të mirë të katalunasve në Ligë këtë edicionin janë: Leo Messi me 32 gola, ndiqet nga Suarez me 23, Paulinho 8 dhe Paco Alcacer 4 – gjithsej 67 gola.

Kurse te Reali, Ronaldo prin me 24, ndiqet nga Bale me 12, kurse Isco dhe Asensio kanë nga gjashtë gola – gjithsej 48 gola.

Vlen të kthehet se Benzema ka qenë titullar ndeshje pas ndeshje në La Liga, ka bërë 28 paraqitje, por besoni apo jo – ka shënuar vetëm 5 gola, 18 më pak se 9-shi i Barcelonës, Suarez.

Barca, tashmë me titullin ën xhep, do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pa humbje. Ajo tashmë ka thyer rekord, teksa synon aty për mbylljen e një sezoni pa humbje, aktualisht numëron 26 fitore e 8 barazime.

Kurse Reali do të kërkojë pikët e plota vetëm për prestigj, për të fituar moral para finales së Champions League, ku do të përballet me 26 maj në Kiev me Liverpoolin.

Related posts

“NGA TRAJNERI I MUAJIT TEK SHKARKIMI”/ Nuno Espirito Santo thyen heshtjen: Futbolli është i pamëshirshëm

Delo.autor

Përfundon derbi më i zjarrtë i Europës, ja rezultati…

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Bale i kushton Realit 88 mijë euro për çdo minutë lojë. Në qershor do të largohet…

Delo.autor

Leave a Comment