Futboll Ligue 1 Sport

Befason Griezmann: Marseille është skuadra më e mirë e Francës

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, e ka përshkruar Marseille, skuadra me të cilën ai do të përballet në finalen e Europa League, si “klubin më i mirë i Francës”.

Marseille, që ka fituar 9 tituj në Ligue 1, mbetet e vetmja skuadër franceze që ka fituar ish-Kupën e Kampionëve dhe Griezmann i ka thurur elozhe ekipit dhe qytetit.

“Kanë një atmosferë të jashtëzakonshme, Marseille është një qytet që e jeton futbollin. Doja të luaja kundër atyre në 1/8-at, çerekfinalet ose gjysmëfinalet, sepse doja të luaja në Velodrome, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç duam”, ka thënë ai për “L’Equipe”. “Më pëlqen shumë fanella e tyre dhe mendoj se janë klubi më i mirë në Francë”.

Atletico, që eliminoi Arsenal-in në gjysmëfinale, do të paraqitet në finalen e 16 maji-t si skuadra favorite për të ngritur torfeun e Europa League, që do të ishte i treti për madrilenët në këtë kompeticion. Ndërsa, për Marseilleështë finalja e parë europiane që nga sezoni 2003/04 i ish-Kupës UEFA.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Juventus. Rezultati 0-0

Delo.autor

Ish-ylli i basketbollit amerikan shpërthen në lot për takimin Trump-Kim Jong un

Sadik.Autor

Arsenali në kërkim të fitores/ Njihuni me supersfidat që ofron Premier League ditën e sotme (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment