Bundesliga Futboll Sport

Borussia Dortmund nënshkruan me mbrojtësin e Juventus!

Sipas informacioneve të Bild, Dortmund ka gjetur akordin me Stephan Lichtsteiner për sezonin e ardhshëm.

Kapiteni i përfaqësueses zvicerane pritet të transferohet me parametra zero, ai do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me skuadrën gjermane.

Kontrata e mbrojtësit të majtë me Juventus përfundon në fund të sezonit. Lichteiner ka shpallur largimin pas shtatë viteve të suksesshme në Torino: “Këto do të jenë 14 ditët e mia të fundit tek Juventus. E ardhmja ime do të jetë shumë larg, kjo është e sigurt.”

Lichtsteiner ka zbuluar se ka arritur marrëveshjen me një klub, por që kontrata nuk ishte nënshkruar akoma.

Lichtsteiner është drejt titullit të 7-të radhazi me Juventus. Të mërkurën ai mund të luajë në finalen e Coppa Italia ndaj AC Milan.

Related posts

SKRINIAR LARGOHET NGA PARISI/ 10 milionë euro në arkat e PSG

F.autor

U ZYRTARIZUA TEK MILAN/ Ismael Bennacer i lumtur: Është një nga klubet më të lavdishme në…

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Donacioni për 15-vjeçarin e sëmurë, Hysaj i prek të gjithë: Dëshiroj që nëna e tij të buzëqesh përsëri

Isa.Autor

Leave a Comment