Bundesliga Futboll Sport

Ylli i të rinjve të Bayern shpërfill Gjermaninë për Ganën dhe ka një arsye të fortë

Sulmuesi i të rinjve të Bayern Munchen, Kwasi Okyere Wriedt thotë se është gati të përfaqësojë Ganën në skenën ndërkombëtare, mes mundësisë për të luajtur për Gjermaninë. 23-vjeçari ka lindur në Gjermani, por prindërit i ka nga Gana dhe ka përfaqësuar më parë të rinjtë e “Die Mannschaft”, ndërsa tani dëshiron të luajë për “Yjet e Zinj”.

Duket një vendim i çuditshëm, pasi është tepër e vështirë të refuzosh katër herë kampionët e botës, por 23-vjeçari duket se ka bërë një zgjedhje zemre, ndoshta i ndikuar edhe nga konkurrenca e madh. Sulmuesi me prejardhje ganeze e ka bërë të qartë, se dëshiron të përfaqësojë vendin afrikan pas disa konsultimeve me agjentin dhe prindërit e tij. “Jam konsultuar me prindërit e mi dhe mendoj, se unë jam më i prirur për Ganën sesa për Gjermaninë”, tha Wriedt për “SportsObama”.

“Kam lindur në Gjermani dhe kam qëndruar këtu gjatë gjithë jetës time, por e shoh veten si një djalë Kumasi (një qytet në Gana). Unë kam gjak Mampong, kështu që unë jam duke zgjedhur Gana për detyrat e mia ndërkombëtare”, vazhdoi 23-vjeçari i talentuar, që premton shumë për të ardhmen. “Do të jetë një ëndërr e vërtetë për të përfaqësuar Ganën, sepse gjithmonë kam dashur ta vesh këtë fanellë “, shtoi ai duke shpërfillur në këtë mënyrë kombëtaren gjermane.

Në fakt ky nuk është lojtari i parë që bën këtë zgjedhje. Wriedt ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me të rinjtë e Bayern Munchen duke shënuar 21 gola në 28 ndeshje në Bundesliga II. Ai gjithashtu ka luajtur me ekipin e parë në një ndeshje të Bundesliga kundër Borussia M’gladbach, të cilën kampionët e Gjermanisë e humbën me rezultatin 2-1. Gjithashtu ai ka grumbulluar edhe 19’ minuta në DFB Pokal. Pas këtij sezoni të shkëlqyer, Okyere Wriedt pret ftesën nga ekipi i parë i bavarezëve, edhe pse e di se konkurrenca është shumë e madhe.

Related posts

DANI ALVES MBËRRIN NË BRAZIL/ Shikoni si “çmenden” tifozët e Sao Paulos (VIDEO)

Delo.autor

DASHURIA E KËTIJ SEZONI/ Alaba i rikthehet festimit epik pas triumfit në Champions (VIDEO)

F.autor

SUPER MERKATO/ Godet INTERI, arrin marrëveshjen me Bayernin për “luftëtarin”

Isa.Autor

Leave a Comment