Formula 1 Sport

10 ditë pas garës në Baku, nën hetim makina e Fernando Alonso

Piloti spanjoll Fernando Alonso është vënë nën hetim nga komisarët e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit 10 ditë pas përfundimit të garës së zhvilluar në pistën qytetase të Baku. Komisarët po hetojnë incidentin e pilotit të McLaren, që në fillimin e garës hyri në bokse me gomat e shkatërruara. Ky incident është hetuar një herë nga komisarët e FIA-s gjatë garës, por është vënë sërish nën shënjestër pasi janë riparë edhe vendimet e dhëna ndaj Magnusen, Sirotkin dhe Ocon.

“Williams ka kërkuar që të rishihen pamjet filmike të aksidentit të ndodhur në kthesën e dytë të xhiros së parë, që ka përfshirë makinat nr.17, 27 dhe 35 si dhe të rishihet veprimet e pilotit me makinën nr.14, që rikthehej në bokse me gomat e shkatërruara”, thuhet në deklaratën e FIA-s. Nuk dihet nëse spanjolli i McLaren do të marrë ndonjë penalitet, apo çështja do të mbyllet shpejt nga komisarët e FIA-s.

Related posts

“PJESË E GRUPIT BAJRI”/ Asmer Bilali sërish në Shkodër, shkon për të dëshmuar për ngjarjen ndaj…

F.autor

PAS FABREGAS/ Milani shfaq interesim për një tjetër yll të Chelseat

Isa.Autor

“MË MIRË TË KEMI PRESION”/ Gjimshiti: Jemi mësuar me skemën 3-5-2, mbrojtja jonë nuk ka patur probleme

Delo.autor

Leave a Comment