Futboll Seria A Sport

Roma gjen zëvendësuesin e Alissonit në Ligue 1, gati oferta…

Portieri brazilian, Alisson Becker është afër largimit nga skuadra italiane Roma. Futbollisti i Kombëtares së Brazilit do të nënshkruajë kontratë të re me Romën gjatë ditëve në vijim.Por sipas medieve italiane Roma megjithatë është e gatshme ta shesë yllin e tyre nëse vije një ofertë rreth 100 milionë euro.

Verdhekuqtë duket se kanë gjetur zëvendësuesin e Alissonit në kampionatin francez. Është portieri i Toulouse, Alban Lafont që është objektiv i Giallorosëve për portën. Roma është gati të ofrojë rreth 15 milionë euro për transferimin e talentit francez në kryeqytetin italian.

19-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Francë dhe është bërë mjaftë i kërkuar.Interesim për reprezentuesin U19 të Francës kanë shprehur edhe PSG, Napoli dhe Newcastle United.

Related posts

Premier League/ Revolucion për trajnerët në pankinë

Isa.Autor

E BUJSHME/ Fjalia që e nxjerr zbuluar, Xavi merr drejtimin e Barcelonës!

Delo.autor

MENDOHEJ SE MUND TË RIVALIZONIN BAYERNIN PËR TITULL/ Trajneri gjerman: Kalendar m*ti, askujt nuk i plas për ne

Delo.autor

Leave a Comment