Futboll Ligue 1 Sport

“Le të luajë vetëm”. Ja historia me Neymar, që rrebeloi lojtarët e PSG-së

Bashkëjetesa te PSG nuk ka qenë e lehtë këtë sezon. Dhe sipas “Libération”, titujt e fituar nuk e kanë përfunduar krizën, që është përjetuar në dhomat e zhveshjes. Tensioni në mes lojtarëve është në kulmin e vet, pavarësisht tripletës së arritur këtë sezon.

Sipas informatave të kësaj gazete franceze, një tjetër manovër e babait-menaxher të Neymar i ka hedhur benzinë zjarrit. Ky i fundit i ka thënë presidentit Nasser Al Khelaifi se lojtari nuk e dëshiron PSG-në, ndaj duhet një zgjatje e kontratës së brazilianit përtej vitit 2022, e cila të shoqërohet me një rritje të re të pagave, që bashkëjetesa të vazhdojë.

Situata ka arritur në veshët e shokëve të skuadrës. I vetëdijshëm për “spaletat” dhe favorizimin e “klanit Neymar”, Marquinhos e rrëfeu këtë histori te Rabiot, në një seancë trajnimi. Dhe francezët nuk e morën aspak mirë. Rabiot, të cilit i përfundon kontrata në qershor 2019, është, gjithashtu, i zhytur në një negocim urgjent.

Zemërimi i tij ishte i dukshëm dhe tha para shokëve të tij se “te PSG ka vend vetëm për Neymar”, ose “ai duhet të luajë vetë”. Por, kjo nuk mbaroi atje. Problemi erdhi në grupin “WhatsApp”, që kanë lojtarët e PSG, ku Rabiot mori mbështetjen e shokëve të tij francezë.

Related posts

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja: MESFUSHORI SPANJOLL vihet nën urdhrat e GATTUSOS

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Juventus-it merr drejtimin e skuadrës italiane

Delo.autor

KAOS TEK “KUQEZINJTË”/ Ish-drejtori i Milanit përkrah Boban: Mbrojti emrin e tij dhe jo kolltukun

Delo.autor

Leave a Comment