Gossip Sport

Emily Ratajkowski: Njerëzit nuk e besuan martesën tonë

Emily Ratajkowski ka rrëfyer disa detaje interesante rreth martesës së saj me aktorin 31-vjeçar, Sebastian Bear-McClard. Në një intervistë të gjatë të dhënë për revistën Marie Claire, ajo ka treguar se si njerëzve u dukej e pabesueshme martesa e tyre. Pasi sipas tyre, do t’u zgjaste maksimumi vetëm tre muaj. Por, në të vërtetë ajo thotë që janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe se e kanë marrë shumë seriozisht këtë hap të rëndësishëm që kanë ndërmarrë.

Emily është një ndër modelet më të suksesshme në botë, ajo ka zënë kopertinat e revistave më të famshme ndërsa është edhe pjesë e kinematografisë. Fotot dhe videot që ajo realizon janë ndër më të komentuarat në rrjetet sociale dhe media. 26-vjeçarja ka 17.5 milionë ndjekës në Instagram, ku poston foto tejet sensuale dhe merr komente pafund.

Related posts

“MIRËSEVJEN NË PREMIER LEAGUE”/ Mesfushori i Manchester United tregon gjendjen e këmbës së tij (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

KËRCËNIMET E ULTRASVE FASHISTË NDAJ HYSJAT/ Reagon Ambasada Shqiptare në Itali: Dënojmë diskriminimin

Delo.autor

Milan-Chievo: Notat e futbollistëve dhe lojtari i ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment