Futboll Sport

Alessandro Nesta pranë stolit të Perugia-s

Një lëvizje e papritur, por pasi Perugia ka shkarkuar trajnerin Roberto Breda megjithëse është kualifikuar në fazën e play-off, pritet që vendin e tij ta zërë Alessandro Nesta.

Skuadra mori një barazim 1-1 pasditen e së shtunës, por prapëseprapë ka zgjedhur të shkarkojë teknikun dhe një deklaratë për shtyp ka konfirmuar se emri i trajnerit të ardhshëm do të zbulohet më 14 maj.

Sipas Sky Sport Italia, emri i trajnerit të ri do të jetë Nesta. Ky do të jetë roli i tij i parë si trajner në Itali.

Ish-mbrojtësi i Milan ka qenë trajneri FC Miami në Amerikë.

Ai u largua kur nuk arriti të siguronte ngjitjen në MLS gjatë nëntorit të 2017.

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Reagon klubi i Milanit në rrjetet sociale: Në mendje i kemi vëllezërit dhe motrat në Shqipëri

Delo.autor

Uruguai-Francë/ Gjithçka që duhet të dini për çerekfinalen e parë në “Rusi 2018”

Isa.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi priste gjyqtarin e Serisë A që tërboi Pirlon. UEFA ndryshon “xhaketat e zeza”

Delo.autor

Leave a Comment