Boks Sport

Nunes mbron titullin kampion bote, mposht Pennington në UFC-224

Sportistja braziliane Amanda Nunes mbron titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha gjel), pas fitores me “KO teknik” në raundin e pestë ndaj amerikanes Raquel Pennington, sfidë e vlefshme për eventin e UFC-224, zhvilluar sot në Rio de Zhaneiro të Brazilit. Kjo është hera e tretë që Nunes mbron titullin kampion të kësaj pesheve, fituar dy vite më parë, por për të ishte hera e parë që e mbronte atë para fansave të saj, në Brazil.

Një përballje e fortë, mes dy sportisteve më të mira të kësaj peshe në botë, por me, kalimin e raundeve Pennginton nuk ishte më në gjendje të rivalizojë, aq sa në një moment i thotë stafit të saj se është e mbaruar. Ndërsa Nunes ishte më e përgatitur fizikisht dhe me kalimin e kohës ruajti freskinë fizike, duke i dhënë goditjen finale rivales në raundin e pestë dhe të fundit.

“Jetoj në Amerikë, por jam braziliane dhe përfaqësoj këtë vend, duke mbajtur flamurin e vendit tim. Ishten një duel i fortë, Pennington është një mikja ime dhe për mua nuk ishte e lehtë ta zhvillojë këtë duel. Nuk isha përballur kurrë me një mikeshë më parë në kafaz”, tha Nunes, 16 fitore dhe 4 humbje në artet amrciale mikse në karrierën e saj. Ndërsa Pennington, që rikthehej në kafaz pas më shumë se 18 muajsh, pësoi humbjen e 6-të, ndërkohë që ka edhe 9 fitore.

Related posts

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Mesfushori i Atleticos: Do të jetë një “luftë”, mund t’ja dalim nëse…

Delo.autor

ZIDANE FILLON LËVIZJET E PARA/ Real Madridi ka gati ofertën 100 milionëshe për yllin…

Delo.autor

TIFOZËT NUK E PËLQEJNË MUSTAFIN/ Unai Emery e konfirmon: Kam besimin se ai do të…

Delo.autor

Leave a Comment