Formula 1 Sport

Çmimi i Madh i Spanjës, Hamilton kërkon revanshin ndaj Ferrarit dhe Sebastian Vettel

Rikthimi i “The hammer”: “Jam shumë i lumtur, ‘pole-position’ më mungonte prej kohësh dhe dua që të arrij rekord në çdo sektor”. Lewis Hamilton ka arritur që të kapë ‘pole position’ dhe rekord në pistën Montmelo, kur tradicionalisht Mercedes-ët janë treguar të fuqishëm.

“Këtu është shumë bukur, ka shumë tifozë anglezë dhe spanjollë që bëjnë tifo për mua. Me ardhjen time këtu doja që të bëja prezantimin më të mirë të mundshëm. Nuk kam ende harmoninë më të madhe me makinën por po shkon çdo gjë mirë edhe pse kemi shumë punë për të bërë”.

Më pas ai vijoi që të bëjë një koment mbi gomat, ku dje ka pasur pak probleme. “Kemi arritur që të sheshojmë këtë problem, pasi mekanikët kanë punuar mjaft mirë në këtë aspekt”, përfundoi britaniku Hamilton, i cili edhe në këtë sezon është shfaqur mjaft konkurrues. Ka grumbulluar 70 pikë, 4 më shumë se Sebastian Vettel që është te Ferrari. Britaniku i Mercedes është ngjitur tre herë në podium, ndërsa ka fituar vetëm një Çmim të Madh, atë të Azerbajxhanit.

Sot në orën 15:10 do të nisë gara për Çmimin e Madh të Spanjës që do të zhvillohet në cirkuitin e Katalunjës në Barcelonë. Hamilton do të niset i pari pasi arriti ‘pole position’ në provat zyrtare të zhvilluara pasditen e djeshme. I dyti do të jetë shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, ndërsa do të ndjekin dy Ferrari-t me Vettel dhe Raikkonen. Një garë për t’u shijuar, çdo gjë mund të ndodhë!

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ilir Daja prezantohet te skuadra e Superligës së Kosovës

Delo.autor

RRËFEHET ALLEGRI/ Te JUVE më QËLLUAN me VEZË në fillim, ju tregoj gabimin tim të fundit

Isa.Autor

Fabio Capello flet hapur/ Takticieni italian ka kritika për Pogba dhe Dybala

Sadik.Autor

Leave a Comment