Futboll La Liga Sport

I shkaktoi humbjen Barcelonës, shpërblehet “ylli” shqiptar i Levantes

Enis Bardhi ishte padyshim lojatri i ndeshjes në javën e fundit të kampionatit spanjoll. Skuadra e Levantes arriti të mund Barcelonën me rezultatin 5-4, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë në La Liga katalanasve.

Shqiptari nga Maqedonia ishte protagonisti i këtij 3 pikëshi të merituar, duke shënuar 2 dola, dhuroi 1 asist dhe goditi një herë shtyllën.

Këto shifra e kanë katapultuar mesfushorin në formacionin më të mirë të javës në La Liga. Kujtojmë që deri më tani, Bardhi ka shënuar 9 gola me fanellën e skuadrës së tij, 5 prej të cilëve me goditje dënimi.

 

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Në Madrid e bëjnë fakt të kryer, Reali transferon kampionin e Europës

Delo.autor

KAOS TEK KLUBI I SERIE A/ Pas falimentimit, rrezikon përjashtimin nga kampionati

Delo.autor

E PABESUESHME/ Suarez refuzon të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e MLS

Delo.autor

Leave a Comment