Sport Të tjera

Turi 75-të Çiklistik, 805km për të shpallur kampionin

Nesër paradite do të nisë edicioni i 75-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë, eventi më i rëndësishëm çiklistik në vendit tonë, një turne me 5 etapa që do të nisë në kryeqytet dhe do të përfundojë në Fier. Në total, çiklistët do të përshkuajnë 805km, një turne që pritet me interes, duke parë pjesëmarrjen e 13 skuadrave dhe që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Etapa hapëse do të jetë ajo Tiranë-Korçë dhe më pas, nga dita në ditë, pjesëmarrësit do të shkojnë në Elbasan, Vlorë, Sarandë dhe fituesi do të shpallet më 23 maj, në Fier.

Turi Çiklistik është një event që prej dy vitesh është futur në kalendarin e saj të veprimtarive ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare së Çiklizmit, duke bërë që edhe numri i pjesëmarrësve të jetë i madh.  12 janë ekipe që vijnë nga Italia, Kroacia, Rumania, Belgjika, Austria, Moldavia etj., ndërkohë që pjesëmarrëse do të jenë edhe ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës në çiklizëm. Ekipi kuqezi përbëhet nga çiklistët më të mirë, ndërkohë që të përzgjedhur janë: Klidi Jaku, Xhuliano Kamberaj, Ridion Kopshti, Besmir Banushi, Iltjan Nika, Kristel Sota, Marolino Hoxha e Redi Halilaj.

Turi i 75-të Çiklistik i Shqipërisë

19 maj – Etapa 1, Tiranë – Korçë, 163km

20 maj – Etapa 2, Korçë – Elbasan, 195km

21 maj, Etapa 3, Elbasan – Vlorë, 166km

22 maj, Etapa 4, Vlorë – Sarandë, 119km

23 maj, Etapa 5, Sarandë – Fier, 162km

Related posts

Real-Barcelona ‘betejë’ edhe në marketing. Ja kush fitoi më shumë në sezonin e kaluar

Isa.Autor

NXORRI “VRER” NDAJ MANCHESTER UNITED/ Klubi do gjobisë me shumën stratosferike Cristiano Ronaldo-n

F.autor

Modric do të mbetet një ëndërr për Inter, Perez bën gati ofertën e çmendur

Sadik.Autor

Leave a Comment