Formula 1 Sport

Nico Rosberg rikthehet në pistë, do të garojë në Formula E

Pas një viti e gjysmë nga gara e fundit, ajo që e shpalli kampion bote në Formula 1, piloti gjerman Nico Rosberg ka vendosur që të zbresë sërish në pistë, këtë herë në vendlindjen e tij. Ish-piloti i Mercedes do të marrë pjesë në vitin 2019 në Botërorin e Formula E, ndërkohë që sot ka shijuar disi makinat elektrike në rrugët e Gjermanisë, duke bërë promovimin e këtij eventi, që këtë fundjavë zhvillohet në Berlin.

32-vjeçari ka pilotuar makinën e ardhshme të Formula E, duke mbetur i kënaqur. “Ishte vërtet fantastike të pilotoje një makinë të tillë në rrugët e qytetit, u argëtova shumë”, tha Rosberg, që edhe nesër pasdite do të provojë makinën e kësaj gjenerate të re (makina elektrike). “U largova nga Formula 1, pasi ajo kërkonte shumë impenjim, por po më pëlqen ky Botëror i Formula E”, tha piloti gjerman.

Related posts

E PAPRITUR/ Reshje të dendura shiu, shtyhet ndeshja e Europa League…

Delo.autor

BUZËQESH PANUCCI/ U la në stol prej kohësh, trajneri i ri “ngre në qiell” LENJANIN

Isa.Autor

HAKIMI ËSHTË “MACRON I RI”/ Por Conte e trajton si një dosido. Tek Milan, Theo nuk…

Delo.autor

Leave a Comment