Futboll Seria A Sport

Euforia zikaltër/ Interi në Chanpions bën edhe Steven Zhang të qajë (VIDEO)

Lotët kanë qenë me shumicë në përfundim të sfidës së madhe Lazio-Inter. Ka pasur lot trishtimi, ashtu edhe lot gëzimi. Për zikaltrit ka qenë një ndeshje e çmendur dhe emocionet kanë qenë të mëdha, sepse skuadra rikthehet në Ligën e Kampioneve pas 6 vitesh.

Në fushën e “Olimpico-s” u pa edhe djali i aksionerit kryesor të skuadrës, Steven Zhang. Si gjithnjë ai ishte në tribunë për të ndjekur takimin, e për t’i qëndruar afër ekipit. Dhe në fund, ai nuk mundi t’i mbante lotët ndërsa u kalonte afër lojtarëve që festonin dhe përqafoheshin. Këto lot tregojnë lidhjen e fortë që aksioneri kryesor ka me klubin, që në një sfidë të çmendur ia doli të siguronte një vend në kompeticionin e më të mirave në Evropë.

Related posts

“ËSHTË SI KLOPP DHE GUARDIOLA”/ Scholes: Ai i duhet Manchester United

Delo.autor

TREMBET BARCELONA/ Mbrojtësi i Manchester Unitedit gjakos Messin (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Ka impresionuar me paraqitjet e tij, ja lojtari i parë që Milani do të blejë përfundimisht…

Delo.autor

Leave a Comment