Sport Të tjera

Halep ruan kreun e renditjes, Sharapova ngjitet në “Top 30”

Humbja në finale e turneut Masters të Romës nuk I ka kushtuar shumë në renditjen e përgjithshme tenistes rumune Simona Halep, që ruan kreun e klasifikimit edhe për faktin se ndjekësja e saj më e afërt, danezja Caroline Wozniacki u eliminua më herët. Halep qëndron në kuotën e 7.270 pikëve, 355 pikë më shumë se rivalalja daneze.

Në vendin e tretë qëndron tenistja spanjolle Garbine Muguruza, ndërsa në vendin e katërt konsolidon pozitat fituesja e turneut italian, ukrainsja Elina Svitolina. Në “Top 5” ngjitet Jelena Ostapenko, që parakalon me 47 pikë Karolina Pliskova. Për herë të parë, pas gati dy vitesh, rikthehet mes 30 tenisteve më të mira rusja Maria Sharapova.

Renditja “Top 10” femra

1 -Simona Halep, 7.270 pikë
2 – Caroline Wozniacki, 6.935 pikë
3 – Garbine Muguruza, 6.010 pikë
4 – Elina Svitolina, 5.505 pikë
5 – Jelena Ostapenko, 5.382 pikë
6 – Karolina Pliskova, 5.335 pikë
7 – Caroline Garcia, 5.170 pikë
8 – Petra Kvitova, 4.550 pikë
9 – Venus Williams, 4.201 pikë
10 – Sloane Stephens, 4.164 pikë

Related posts

Napoli shfaq interes për portierin e Interit

Sadik.Autor

Brazil-Belgjikë/ Trajneri i “Seleçaos” nuk mban sekret asgjë duke treguar edhe formacionin zyrtar

Isa.Autor

SFIDA NDAJ KAZAKISTANIT NË NATIONS LEAGUE/ Luks zgjedhjesh, Kombëtarja ka gati 4 formacione në dispozicion

Delo.autor

Leave a Comment