Moto GP Sport

MOTO GP/ Marquez: Fitore me fat, i kënaqur nga avantazhi në renditje

Marc Marquez korri në pistën e La Mansh, në Francë, fitoren e tretë radhazi në Botërorin e Moto GP, sukses që e shkëput ndjeshëm pilotin spanjoll të Honda nga rivalët, pasi tani ka 36 pikë avantazh nga ndjekësit.

Spanjolli arriti një fitore shumë më të lehtë nga sa e kishte parashikuar edhe për faktin se rivalët e tij u rrëzuan një e nga një si birila gjatë garës. “Nuk ishte një fitore e lehtë, pasi rivalët kishin një ritëm të mirë, ndërsa unë nuk kasha atë shpejtësi si gjatë provave”, tha Marquez.

“M’u desh pak kohë për të arritur aty ku desha, për t’i dërguar gomat në temperaturën e duhur. Për fat, rivalët u rrëzuan dhe u eliminuan vetë nga gara, por largimi i Dovizioso nga pista m’i lehtësoi gjërat, pasi ai ishte i shpejtë. Unë nuk besoj se do t’i fitoj të gjitha garat në këtë mënyrë, por unë do të përpiqem të triumfoj kudo. Kjo fitore në Francë është e rëndësishme për renditje, por edhe për faktin se këtu gjithnjë Honda ka vuajtur, por këtë herë gjërat shkuan mirë”, u shpreh Marquez.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SAMPDORIAS/ Radja Nainggolan: Duhet të fitojmë për të punuar të qetë, mendoj se Icardi…

Delo.autor

Gerrard bëhet trajner, befason me ekipin e ri

Sadik.Autor

Jo vetëm Lenjani në fushë, një 19-vjeçar shqiptar mbajti shiritin e kapitenit ndaj Interit

Isa.Autor

Leave a Comment