Futboll Sport

RUSI 2018/ Politikani ofendon Ozil dhe Gundogan: Kombëtarja ka 25 gjermanë dhe dy që e bëjnë…

Një politikan i SPD ka ofenduar dy lojtarët e përfaqësueses gjermane Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan pas takimit që ata zhvilluan me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Bernd Holzhauer ka komentuar në Facebook zgjedhjen e ekipit kombëtar për Kupëne  Botës duke thënë: “Ekipi paraprak ka 25 gjermanë dhe dy që e bëjnë me dhitë.”

Gjithsesi, ai ka kërkuar falje për komentin e tij ditën e enjte.

“Ishte një situatë ku më kishte ikur truri dhe mbase nuk e kam menduar mirë komentin e bërë,” shprehet ai.

Gjermania nuk e ka marrë mirë takimin e dy futbollistëve me presidentin turk. Duke komentuar kundër këtij takimi, ndaj një presidenti që në Europë cilësohet si një diktator.

Gjithsesi, reagimi i njerëzve nuk ka qenë aq i ashpër, të paktën publikisht, deri tani. Partia rivale ka kërkuar tërheqjen e politikanit ofendues, i cili deri tani po e mban akoma postin e tij.

Related posts

BENFICA-BAYERN MUNICH/ Nagelsmann i beson katërshes së sulmit Coman-Muller-Sane-Lewandowski (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi Ramos larg Real Madrid-it, bashkohet me rivalin e urryer të madrilenëve…

Delo.autor

Ja kush janë 10 lojtarët më të shpejtë të Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment