Futboll Sport

Trajneri Joachim Löw zgjedh futbollistin më të mirë në botë…

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka pranuar që, nëse i jepet mundësia e zgjedhjes mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për ta përfshirë te “Mannschaft”, ai do të preferojë yllin argjentinas, sepse, sipas tij, “është lojtari më i kompletuar”.

“Unë rri me Messin. Ronaldo është sensacional i mirë, profesional dhe i pabesueshëm, një makinë golash për vite me radhë. Por, Messi, sipas mendimit tim, është lojtari më i kompletuar, – ka thënë trajneri gjerman në një intervistë të publikuar sot nga gazeta “Bild”. – Messi është një asistues i madh çdo sezon, prej dhjetë vitesh. Ai jep në mes 30 dhe 40 asisteve në sezon, shto këtu edhe nga rreth 50 gola. Luan në mënyrë spektakolare”.

Trajneri, i cili arriti të kurorëzonte Gjermaninë si kampione bote në “Brazil 2014”, e konsideroi shpejtësinë e driblimeve të Messit si “diçka e paarritshme”. “Ai mund të lërë pas tetë ose nëntë lojtarë dhe golat e tij thjesht mbeten në kujtesë”, -shtoi Low.

“Bild” e ka pyetur trajnerin e Gjermanisë edhe për egjiptianin Mohamed Salah, të cilin Löw e kualifikon si “surpriza më e madhe e sezonit”: “Nuk është vetëm një golashënues i madh, por edhe një lojtar me të vërtetë i mirë Është. Klopp i Liverpool duhet ta falënderojë shumë, sepse ka mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm”.

Related posts

“NA U GJENDE PRANË…”/ Tare ndërhyri për kthimin e trupit të Shpat Kasapit, falenderimi i familjes së këngëtarit

F.autor

ZYRTRAE/ Bylis “shtrëngon duart” me lojtarin, ikën sulmuesi

F.autor

VIDEO/ I driblon dhe turpëron të gjithë, e pabesueshme çfarë bën ‘Messi’ i ardhshëm i Realit

Q.Autor

Leave a Comment