Futboll Seria A Sport

Reali i ofron 25 milionë për pesë sezone, por Roma “pengon” portierin…

Ndoshta është e paprecedentë xhiro e portierëve që karakterizon këtë sezon të merkatos dhe padyshim mes aktorëve protagonistë është Alisson Becker, i cili, sipas Repubblica.it, ka kërkuar nga Real Madrid pesë vite kontratë me nga pesë milionë euro për çdo sezon.

Numri 1 i brazilianëve është gati të shkojë në “Bernabeu”, por “Los Blancos” mund të ofrojnë maksimumi 70 milionë euro, ndërsa Roma nuk do të pranojë më pak se 100 milionë euro, sipas asaj që ka thënë Monchi dhe pikërisht këtu qëndron “ngërçi” me palëve.

Sezoni që sapo u mbyll e ka kurorëzuar Alisson si një nga portierët më të mirë në qarkullim dhe do të jetë titullar i Brazilit në Kupën e Botës. Real nuk do të ofrojë më shumë se 70 milionë euro për portierin që ka një kontratë deri në vitin 2021 me Romën, teksa “merengues” po ndjekin edhe De Gea dhe Courtois.

Related posts

E BUJSHME/ Shevchenko gati për rikthimin tek ish-skuadra e tij, pritet t’i zërë vendin…

Delo.autor

ZERO MINUTA NË 9 NDESHJE/ Sarri harron se mbrojtësi Rugani është pjesë e Juventus, ja fati i tij

Delo.autor

BARELLA E FITOI APO E VODHI 11-METËRSHIN? Ylli Lukaku ndëshkon Milan nga pika e badhë dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment