Futboll Seria A Sport

Igli Tare “peshkon” te Bayern Munich, gati të sjellë në skuadër fituesin e tripletës

Skuadra e Lazios vitin e ardhshëm nuk u kualifikua për në fazën e grupeve të Champions League, por drejtuesit e ekipit, me në krye Igli Taren po punojnë që të sjellin në skuadër lojtar me kualitete, për të bërë një tjetër sezon të madh.

Sikurse raporton e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, Igli Tare është në tratativa për të sjellë në Romë mbrojtësin e Bayern Munich Holger Badstuber.

Kontrata e 29 vjeçarit përfundon këtë verë dhe drejtuesit kërkojnë që ta marrin lojtarin me parametra zero.Kujtojmë që Badstuber është fitues i Champions League me Bayern, por edhe i tripletës në vitin 2013-të.

Related posts

GJITHMONË UNIK/ Talenti i futbollit italian rikthehet në fushë pas 20 muajsh pushim

Isa.Autor

TITULLAR NË 2 NDESHJE/ Asllani cilësohet si ndër më të dobëtit në fushë kundër Urawa-s

F.autor

“ASGJË NUK FUNKSIONOI TEK GJERMANIA”/ Sulmuesi Gnabri i dëshpëruar: Spanja na dha leksion

Delo.autor

Leave a Comment