Bundesliga Futboll Sport

Gazeta “Bild” publikon formacionin më të mirë në historinë e futbollit gjerman, zbuloni surprizat…

Gazeta “Bild” e përfshin Toni Kroos e Real Madridit në ekipin gjerman të të gjitha kohërave, i përbërë ekskluzivisht nga lojtarët që kanë qenë kampionë botërorë. Në këtë “përzgjedhje” përfshihen dy lojtarë të ekipit kombëtar gjerman të vitit 1954, Fritz Walter dhe Helmut Rahn, katër të vitit 1974, Sepp Maier, Franz Beckenbauer, Paul Breitner dhe Gerd Müller, dy nga viti 1990, Lothar Matthaus dhe Jurgen Klinsmann, si dhe tre nga viti 2014, me Kroos, Philipp Lahm dhe Miroslav Klose.

Në stolin rezervë janë Manuel Neuer dhe Bastian Schweinsteiger, kampionët e vitit 2014, Jürgen Kohler dhe Rudi Völler, pjesë e ekipit të vitit 1990, Wolfgang Overath, Günter Netzer dhe Georg Schwarzenbeck, të vitit 1974, dhe Horst Eckel, në ekipin e vitit 1954. I vetmi nga lojtarët e kombëtares aktuale, që do të jetë në “Rusia 2018”, është Toni Kroos.

Gazeta e njohur gjermane justifikon mospërfshirjen në këtë top-formacion të disa legjendave si Karl-Heinz Rummenigge, Toni Schumacher, Mathias Sammer ose Uwe Seeler me faktin se ata nuk ishin kampionë bote. Rumennige dhe Schumacher fituan Kampionatin Europian në vitin 1980, ndërsa Sammer e fitoi atë në vitin 1996.

Related posts

E BUJSHME/ Gati 100 milionë euro për të zëvendësuar Lewandowskin, Bayern hedh sytë tek ylli i Serie A…

Delo.autor

Ronaldo refuzoi United për Juven për një detaj, Paratici: Allegri e Dybala qëndrojnë!

Delo.autor

ISLANDË-SHQIPËRI/ Tifozët shqiptarë shpalosin banderolën në stadiumin e islandezëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment