Futboll Sport

Brazili shumë ndryshime nga Botërori i 2014, vetëm 4 lojtarë nga 11 titullarët janë në formacion

Në vitin 2014, Botërori u zhvillua në Brazil dhe ‘selecao’ ishte pretendenti kryesor për të fituar Kupën e Botës në shtëpinë e tyre. Por gjithçka u shndërrua në një makth pasi Brazili u mund në gjysmëfinale me rezultatin 7-1 nga Gjermania duke hyrë në histori si ndeshja me turpëruses e 5 herë kampionëve të Botës. Shumë në atë kohë kritikuan trajnerin Scolari për zgjedhjet e bëra ku në kombëtare ishin marrë lojtarë të dështuar.

Sot, në përbërje Brazili ka vetëm 4 nga 11 titullarët që luajtën në atë Botëror në ndeshjen e parë kundër Kroacisë. Në formacion do luajnë madje vetëm 3 që janë Neymar, Paulinho dhe Marcelo ndërsa i grumbulluar është edhe Thiago Silva, por që tashmë e ka humbur vendin e titullarit në kombëtare.

Dani Alves është i dëmtuar dhe nuk do jetë në Rusi ndërsa Julio Cesar është tërhequr nga futbolli. Futbollistë si David Luiz, Fred, Oscar, Hulk, Luiz Gustavo janë lënë jashtë pavarësisht se para katër vitesh ishin titullarë në Brazil. Një erë e re po fryn te Brazili dhe tashmë ‘Selecao’ është gati pas 16 vjetësh të fitojë Kupën e Botës.

Related posts

KA FESTË TEK JUVE/ Allegri dhe Ambra e kanë vendosur, caktojnë datën e martesës 

Isa.Autor

Spaleti: INTERI im nuk ndalet, ja formacioni i FRIKSHËM I ZIKLATËRVE kundër Lazios

Isa.Autor

PARTIZANI ZBRET NË FUSHË/ Trajneri Daja drejton stërvitjen e parë me staf të plotësuar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment