Futboll Sport

Bruno Marinho: Kroacia do të jetë një test i madh për Brazilin në Botërorin RUSI 2018

Me yjet sikurse Luka Modric dhe Ivan Rakitic, Kombëtarja nga Ballkani sigurisht do ti shkaktojë probleme lojtarëve të Tites kur ata do të përballen të dielën

Parapërgatitjet për Botëror po vazhdojnë këtë javë derisa Selecao janë duke u përgatitur për turneun global të Brazilit në miqësoren e tyre kundër Kroacisë të dielën, që do të jenë dy ndeshje para se të fillojë kampionati në Rusi.

Ndeshja kundër Kroacisë do të shërbej si parapërgatitje për Brazilin, të cilët do të takohen me një tjetër Kombëtare nga Ballkani, Serbinë në Grupin E.

Bruno Marinho beson që Kroacia ka potencial për ti shkaktuar probleme trajnerit Tite.

“Kroacia është një test përfekt për Kombëtaren. Mendojë që Selecao janë duke punuar në disa aspekte të lojës se tyre duke zgjedhur kundërshtar të vështirë, të atillë që mund ti shkaktojnë Brazilit probleme në sulm dhe në mbrojtje. Kjo është njëra prej skuadrave më të vështira që Brazili mund të takohet para Botërorit, ku në përbërjen e saj ka Modricin që tregon se është një skuadër e fortë”.

“Ky do të jetë një indikator që të shohim se ku është Selecao me lojë për momentin dhe si do të përshtatet Neymar pas rikthimit dhe a është ai në formë të mirë”.

Gustavo Hofman nga ESPN beson që kjo ndeshje do të jetë një test shumë i mirë për Brazilin, derisa thekson që Kroacia është Kombëtare më e mirë teknikisht sesa Serbia.

“Ata janë një skuadër shumë taktike, kanë mesfushorë të njohur, Tite madhe është tifozë i Modricit që e konsideron atë si njërin prej më të mirëve në mesfushë të Real Madridi. Brazili shpreson që nga miqësorja me Kroacinë të këtë një pasqyrë për ndeshjen me Serbinë, por derisa Kroacia është më taktike, Serbia është skuadër paksa më fizike”.

Related posts

VENTIMET DISIPLINORE PËR KLUBET/ Gjobitet Kukësi, Tirana sërish në telashe

Isa.Autor

RINOVOI DERI NË 2023 ME JUVENTUSIN/ Pjaniç nxiton të zbulojë ndjesinë bardhezi

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Tottenham i hap rrugë Realit. Do Harry Kane, ja çmimi

Delo.autor

Leave a Comment