Basketball Sport

Legjenda e basketbollit amerikan/ Kobe Bryant rrëfen sekretet e tij në një libër

Pasi shkëlqeu në karrierën e tij si basketbollist dhe pasi fitoi çmimin Oscar si producent i filmit vizatimor me metrazh të shkurtër, tani Kobe Bryant do të provojë aftësitë e tij edhe si shkrimtar. Ish-basketbollisti i Lakers, 5 herë kampion në NBA, ka bërë me dije se këtë vit do të publikojë librin e tij me titullin “The Mamba Mentality: How I Play” (Mentaliteti i Mamba, ja se si kam luajtur).

Libri që ka si autor Kobe Bryant do të dalë në shitje me 23 tetor, libër ku ish-basketbollisti reflekton për 20 vite karrierë si profesionist me Lakers. Në libër do të përfshihen edhe mjaft fotografi të shkrepura nga Andrew D.Bernstein, fotografi zyrtar i Lakers. Ndërsa hyrja e librit do të mbajë firmën e një tjetër ikone të NBA-së, trajnerit Phil Jackson dhe të ish-shokut të skuadrës Pau Gasol.

Related posts

18 vjeçari realizoi ëndrrën, debutoi në futbollin profesionist pa njërin krahë (FOTO)

Sadik.Autor

OLIMPIADË/ Ja 3 arsyet pse kanabisi është ende substancë e ndaluar në Lojërat Olimpike…

Delo.autor

Isa.Autor

Leave a Comment