Futboll Sport

RUSI 2018/ Marcelo dhe Casemiro kompletojnë Selecaon

Kampionët e Champions League Marcelo dhe Casemiro i janë bashkuar kampit brazilian për Kupën e Botës.

Dy lojtarët e Real Madrid janë paraqitur paraditen e së mërkurës në kampin stërvitor në Londër, siç ka raportuar Federata Braziliane e Futbollit.

Gjatë paradites  kishte mbërritur edhe Roberto Firmino, sulmuesi i Liverpool që humbi në finalen e Champions League 3-1.

Në qendrën stërvitore të Tottenham Hotspur, Neymar me shokë do të stërviten deri më 8 qershor në prag të Kupës së Botës.

Më 3 qershor, brazilianët do të udhëtojnë në Liverpool për një ndeshje miqësore ndaj Kroacisë, më 10 qershor do të ketë një tjetër miqësore ndaj Austrisë.

Ndeshja e parë në Rusi do të zhvillohet më 17 qershor ndaj Zvicrës.

Related posts

FIFA hap thesin, në Rusi luhen milionat. Zbulohen premiot marramendëse për ekipet

Sadik.Autor

FSHF I DËNOI/ Fanatics nuk duan t’ia dijnë dhe hyjnë në “Selman Stermasi” (VIDEO)

Isa.Autor

“NUK SHKOJMË PËR TURIZËM NË MILANO”/ Flet Valverde: Ne jemi Barcelona dhe kemi detyrim të…

Delo.autor

Leave a Comment