Futboll Seria A Sport

Roma arrin akordin me Kluivert, Ajax do 20 milion euro

Ka filluar zyrtarisht ofensiva e Roma-s për Justin Kluivert. Drejtuesit e klubit italian janë takuar me Mino Raiola në Monako për të folur rreth detajeve ekonomike të lojtarit.

Një takim pozitiv që ishte i rëndësishëm për marrëveshjen ekonomike për të ardhmen e afërt.

Roma dhe Kluivert janë thuajse dakord për gjithçka, tani është Ajax ai që duhet të bindet.

Megjithëse kontrata e tij skadon më 2019, klubi holandez nuk do të bëjë asnjë ulje nga çmimi fillestar 15-20 milionë euro. Me marrëveshjen me lojtarin të kryer, Roma do të takohet me Ajax javën tjetër.

Nga aty do të fillojnë negociatat e vërteta për sulmuesin premtues.

Hapi i parë është bërë, tani duhet të bindet Ajax për të hequr dorë nga thesari i tij.

Related posts

LARGIM NGA SKUADRA? Atletico “ngrin” sulmuesin: Askush nuk na ka kontaktuar

F.autor

Shkëlqeu kundër Juventusit, De Laurentis: Hysaj nuk preket

Sadik.Autor

Vllaznia-Laçi/ Nxehen gjakrat në Shkodër, Shtubina do penallti. Kapet me Likën e Malotën (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment