Sport Të tjera

Testi i dopingut, CAS i heq medaljen e artë olimpike Usain Bolt

Atleti xhamajkan, Nesta Carter ka humbur  betejën e tij në gjykatën sportive “CAS” duke humbur kështu dhe medaljen e arit në lojrat olimpike  “Pekin 2008”.

Një vendim që prek dhe yllin e këtij sporti, Usain Bolt, pjesë e kombëtares Xhamajkane sëbashku me Carter.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (Cas) që thekson:

Reanaliza konfirmoi praninë e metilhekanamines. Ne nuk pranojmë asnjë nga argumentet e ngritura nga Nesta Carter duke pretenduar se rezultatet e testimit duhet të injorohen ose se vendimi duhet ndryshe të përmbyset për disa dështime të supozuara.

“Rrjedhimisht, kolegji Cas ka hedhur poshtë ankesën dhe vendimi është konfirmuar.“-thuhet në komunikatën e CAS-it.

Ekipi i Xhamajkës përbëhej nga Carter, Bolt, Michael Frater dhe Asafa Poëell. Carter ishte gjithashtu pjesë e ekipit 4x100m në Londër, pesë vjet më parë dhe ndihmoi Xhamajka të fitojë në Kampionatin Botëror në 2011, 2013 dhe 2015.

Related posts

Juventusi shumë afër transferimit të Emre Can nga Liverpooli

Sadik.Autor

SPANJË-GREQI/ “La Roja” kërkon fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK NDALET MAN CITY/ Sterling shënon përsëri

Isa.Autor

Leave a Comment