Futboll Sport

Tirana shumë pranë akordit, nis bisedimet me ish-mesfushorin e Laçit dhe Partizanit

Marko Çetkoviç është emri i lojtarit që po lakohet së fundmi si afrim i mundshëm te Tirana. Ish-lojtari i Laçit dhe Partizanit, që sezonin e fundit e mbylli te Mladost Podgorica ka shprehur vetë dëshirën për tu kthyer në Shqipëri, duke lënë të hapur çështjen e bisedimeve me bardheblutë që mësohet se kanë patur kontakte me malazezin.

Edhe pse 31-vjeç, malazezi në sezonin e fundit luajti 30 ndeshje si titullar dhe mundi të shënojë 8 gola, shifër kjo jo e keqe. Nuk dihet nëse Tirana ka në plan vetëm malazezin për repartin e sulmit, pasi nuk mendohet se do ishte shumë frytdhënëse.

Ndoshta bardheblutë po mendojnë të arrijnë një marrëveshje me 31-vjeçarin për faktin e vetëm që ky i fundit ka eksperiencë në Superligën shqiptare dhe do ishte një plus për kryeqytetasit ta kishin në ekip, duke pretenduar se kostoja nuk do të jetë e lartë.

Related posts

ZYRTARE/ Largimi i Lopeteguit, West Ham firmos me trajnerin e ri

F.autor

LIVE/ Islandë-Shqipëri, Dy zëvendësime në pak minuta. Edi Reja freskon mesfushën

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Shaqiri lë pas dhe CR7-n, shikoni sa kushton futbollisti shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment