Futboll Sport

Arbitra e vëzhgues, tre muaj pa u paguar nga FSHF

Një nga problemet kryesore të zhvillimit të futbollit në vendin tonë është keqadministrimi brenda institucionit të FSHF-së, me pasoja të cilat më pas shfaqen thuajse çdo javë në fushat e futbollit në vendin tonë.

I tillë është edhe problemi i mosshlyerjes së detyrimeve që FSHF ka ndaj gjyqtarëve apo vëzhguesve, disa prej të cilëve kanë rreth 3 muaj pa u paguar nga institucioni që drejton futbollin në vendin tonë.

VipSport ka mësuar se gjyqtarë dhe vëzhgues të kategorive të ndryshme janë në pritje të pagesave të tyre, disa për një periudhë prej 3 muajsh, pasi FSHF nuk u ka shlyer detyrimet për ndeshjet në të cilat kanë marrë pjesë në këtë sezon.

Askush nuk di të thotë se cila është arsyeja e kësaj vonese, por mungesa e korrektesës ndaj pagesës së detyrimeve financiare për këto kategori ka qenë problem i vazhdueshëm edhe në të kaluarën.

Situata të tilla, ku për shumë syresh pagat që marrin nga FSHF shërbejnë për të siguruar jetesën, kanë qenë jo rrallëherë objekt problemesh që më pas janë pasqyruar edhe në fushat e lojës.

Gjyqtarë e vëzhgues kanë konfirmuar për VipSport mospagesën e këtyre detyrimeve nga FSHF, e cila i është përkushtuar plotësisht kombëtareve dhe duket se ka harruar të mbyllë më parë detyrimet financiare që ka ndaj tyre.

Related posts

Barcelona e vendosur ta transferojë “Neymarin” e ri

Sadik.Autor

Regjia nuk e përsëriti, shikoni pritjen spektakolare të portierit Pikford (VIDEO)

Isa.Autor

“SERGIO RAMOS E DI SITUATËN”/ Fjalët e presidentit Perez e largojnë mbrojtësin spanjoll nga Madridi

Delo.autor

Leave a Comment