Futboll Seria A Sport

Nainggolan “shpërthen” ndaj homoseksualitetit, zbulon të ardhmen

Mesfushori kontravers i Romës, Radja Nainggolan ka dhënë opinionin e tij në lidhje me prirjet seksuale të futbollistëve dhe femrat e bukura që rrethojnë jetën e tyre.

Në intervistën dhënë për televizionin belg “Gert Late Night”, Nainggolan foli dhe për të ardhmen e tij, ku përjashtoj se në të ardhmen do të jetë brënda fushave të blerta.

Shumë gra iu afrohen me të vërtetë dhe është e vështirë të thuash ndonjëherë jo. Unë jam i martuar, por gjëja e rëndësishme është që ajo nuk del kurrë … Futbollistët homoseksual nuk dalin pasi e ndjejnë veten të  turpëruar dhe e kuptojnë se ndoshta do t’i japin lamtumirë sportit.”-tha fillimisht Nainggolan.

Ai u pyet gjithashtu për të ardhmen e tij dhe nuk presim ta shohin Nainggolan si një trajner.

Dua të largohem nga bota e futbollit. Nuk dua të jem analist apo trajner. Po hap një dyqan veshjesh në Romë dhe shpresoj se do të bëhet një nga më të mirat në qytet. Do të jetë e veçantë, me një bar brenda. Ne jemi duke planifikuar të hapim në korrik, por ende ka ende punë.”-përfundoi mesfushori belg, i cili u la jashtë skuadrës për Kupën e Botës 2018.

Në këtë merkato verore, Nainggolan është i lidhur me shumë skuadra, ku nuk mungojnë ata “BIG” si Inter dhe Chelsea.

Related posts

“GLOBE SOCCER AWARDS”/ Cristiano Ronaldo, më i miri për vitin 2019 (VIDEO)

Delo.autor

BOLOGNA-MILAN/ E pabesueshme, Bennacer realizon një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

KLAUZOLA/ Edhe Philippe Coutinho bëri për ujë të ftohtë klubin e Barcelonës, ja prapaskena…

Delo.autor

Leave a Comment