Moto GP Sport

MOTO GP/ Honda divorcon me Pedrosa, synon dyshen e ëndrrave Marquez-Lorenzo

Dani Pedrosa nuk do të jetë më një pilot i Honda në të ardhmen. Motori japonez, përmes një komunikate zyrtare, ka deklaruar se ky do të jetë sezoni i fundit i pilotit spanjoll me motorin Honda, bashkëpunim që zgjat prej 18 vitesh, duke konsideruar edhe karrierën në kategoritë 125cc e 250cc. Rezultatet e dobta të Pedrosa me motorin japonez këtë sezon kanë sjellë këtë divorc, që dukej i paevitueshëm.

Por nëse ky largim ishte i pritshëm, ai që ka befasuar të gjithë është ideja se vendin e tij te Honda mund ta zërë një tjetër pilot spanjoll, një ish-kampion bote, Jorge Lorenzo. Edhe ky i fundit do të largohet nga Ducati në fund të këtij sezoni, ndaj mediat spanjolle e ato italiane bëjnë me dije se mund të kalojë të Honda, për të formuar një dyshe ëndrrash me Marc Marquez. Dy pilotë kampionë, të shpejtë e rivalë.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Vllaznia i falet penalltisë së Latifit ndaj Kastriotit dhe kap Kukësin

Delo.autor

ALARMON PSG-NË/ Sulmuesi brazilian braktisi lojën pas një…

Isa.Autor

“NDOSHTA ARBITRI MË SOLLI TERS”/ Flet trajneri Mema pas humbjes: Më vjen keq për tifozët, jo për…

Delo.autor

Leave a Comment