Futboll Seria A Sport

Ylli i Real përshëndet shokët e ekipit: Do të shkoj te Milan

Pavarësisht problemeve me UEFA-n dhe rrezikut për të mos luajtur në Europa League, tërheqja ndaj Milan mbetet e fortë. Pak orë pas rinovimit të Alessio Romagnoli-t, nga Spanja vjen një lajm i bujshëm.

Sipas “Diario Gol”, Dani Ceballos i ka zbuluar shokëve të ekipit të Real se do të transferohet të Milan. Lojtari i datëlindjes 1996, i ndjekur në të kaluarën nga kuqezinjtë, ka vendosur të largohet nga madrilenët pas aktivizimit të pakët në sezonin e kaluar, i mbyllur me 22 ndeshje të luajtura dhe dy gola.

Kosto e kartonit të madrilenit është rreth 12 milionë euro, një shifër e përballueshme për arkat e Milan.

Related posts

PROBLEMI NË PULPË DUKET SERIOZ/ Lideri i Juventusit rrezikon Champions-in

Delo.autor

LIVE/ Kroacia dhe Danimarka kërkojnë çerekfinalen në “RUSI 2018”

Sadik.Autor

SEANCË STËRVITORE E VEÇANTË/ Ja si Bayern kërkon të rikthehet te golat

Delo.autor

Leave a Comment