Albanian Stars Eredivisie Futboll

Borë e madhe në Holandë, Milot Rashica dhe Vitesse nuk e luajnë ndeshjen (FOTO/VIDEO)

Jemi futur në stinën e dimrit dhe tani çdo ditë e më shumë kushtet atmosferike bëhen më të rënda.

Kjo po ndikon edhe në ndeshjet e futbollit, ku disa nga to po anulohen shkaku i kushteve të vështira dhe borës së madhe.

Kësisoj këtë fundjavë nuk do ta shohim në fushë as Milot Rashicën me skuadrën e tij Vitesse.

Vitesse kishte udhëtuar drejt Roterdamit për tu përballur me Spartën, por ndeshja është anuluar shkaku i borës së madhe.

Skuadra verdh e zi ka publikuar fotot dhe videot nga stadiumi i cili është i tejmbushur me borë.

Ndërkohë përveç kësaj sfide, në Holandë është anuluar edhe ndeshja tjetër mes Utrechtit dhe Feyenoordit.

Edhe në këtë takim arsyeja është e njëjtë, bora e madhe ka pamundësuar zhvillimin e ndeshjes.

Federata holandeze e futbollit ka njoftuar se së shpejti do të caktoj një datë të re për ndeshjet e anuluara.

Related posts

Simboli i Shqiponjës/ Gazeta zvicerane fton qytetarët t’i dërgojnë fotot e tyre… 

Isa.Autor

TAKIM ME TIFOZËT/ Vinicius e Kasemiro sherr për një… maskë

Delo.autor

LOPETEGUI I BINDUR/ BENZEMA do të SHËNOJË një MAL ME GOLA, më shumë se…

Isa.Autor

Leave a Comment