Futboll Premier League Sport

Nebil Fekir qëndron në Lyon, francezët “ndryshojnë” mendje në moment të fundit

Edhe pse dje u raportua se kapiteni dhe sulmuesi i Lyon, Nebil Fekir kishte kaluar testet mjekësore te anglezët e Liverpool dhe firma ishte çështje orësh, duket se mbrëmë në darkë ekipi francez ka kthyer çdo gjë mbrapsht duke anuluar negociatat.

Në një komunikatë zyrtare të klubit njoftohet se pavarësisht se bisedimet me anglezët ishin drejt fundit klubi ka vendosur të tërhiqet nga shitja e sulmuesit duke e konsideruar atë një lojtar kyç për sezonin e ardhshëm ku ekipi do të luajë në Champions League.

Fekir konsiderohej nga trajneri i Liverpool Jurgen Klopp si zëvendësuesi ideal për Coutinhon e larguar në janar, por mesa duket 24 vjeçari do të qëndrojë në Francë të paktën edhe për një sezon tjetër.

Related posts

Frika e Dybala/ Ankthi i performancës dhe krahasimi me Messin

Q.Autor

ZYRTARE/ Reali e pranon ofertën, Ronaldo te Juventusi për 105 milionë euro

Isa.Autor

TRAGJIKE PËR LUIS ENRIQUE/ Real Madrid bën gjestin fantastik para seancës stërvitore…. (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment